Burri nga Elbasani ‘provon’ shansin/ I infektuar me Covid, tenton të kalojë drejt Greqisë

0

Një 65-vjeçar i cili edhe pse pozitiv me Covid, lëvizte lirdhëm në rrugë është proceduar sot penalisht. Policia e Gjirokastrës njofton se shtetasi V. Lleshi, 65 vjeç, është gjobitur me vlerën 700.000 lekë, pasi pas kontrollit të ushtruar dokumentave të tij në Kakavijë ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë” Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu