Burri padit në gjykatë të dashurin e gruas: Më shkatërroi jetën! I kërkon shumën marramendëse

0

“Më shkatërroi jetën” me këtë motiv një burrë nga një provincë e Perugias shkoi në gjykatë për të paditur të dashurin e gruas.

Ai kërkon nga burri dëmshpërblim prej 600 mijë eurosh për tradhtinë bashkëshortore për të cilën nuk bën me faj gruan e tij, nënën e dy fëmijëve të tij.

Por fatkeqësisht jo vetëm që nuk i ka marrë 600 mijë eurot që i ka kërkuar, por do të detyrohet të paguajë mijëra euro për shpenzimet ligjore, thuhet në historinë e publikuar nga Il Messaggero.

I tradhëtuar, baba i dy fëmijëve të mitur, u përpoq të argumentonte arsyet e tij duke iu drejtuar Gjykatës së Apelit të Perugia-s pavarësisht se gjyqtarët e shkallës së parë të Spoletos e kishin refuzuar kërkesën e tij. Ai u përpoq të dorëzonte prova të konsiderueshëm për të vërtetuar tradhtinë që pësoi.

“Ai filloi t’i jepte dhurata. E nxiti të më tradhtonte, duke e bërë atë të largohej nga shtëpia pasdite dhe mbrëmje të tëra, pa dhënë shpjegim as tek fëmijët. Kishim një familje të bukur që u shkatërrua, për shkak të tij. Dhe tani ai duhet të më dëmshpërblejë mua dhe fëmijët e mi”, -tha bashkëshorti i tradhtuar.

Nga ana tjetër gruaja dhe partneri i ri nga ana tjetër nuk e kanë pranuar kurrë tradhtinë. Në rrjetet sociale ka foto ku gruaja shkruan “Pa kështjellë jetoj mirë” ndërsa i dashuri i saj ka foto me mbishkrimin “Shko lexo një histori të mirë me miqtë e tu”. Këto postime sipas gjyqtarëve janë fraza ” të pakuptueshme “.

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit ranë dakord për “të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të lirisë së tij seksuale, të garantuar me kushtetutë”. Ai nuk ka asnjë përgjegjësi pse dashuria mes çiftit kishte mbaruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu