Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një burrë identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka rrahur brutalisht tre vajza.
Mediat kosovare kanë publikuar videon ku shihet se si ai i sulet tre vajzave duke i rrahur me grushte, shqelma dhe me një shkop.
Ngjarja e shëmtuar raportohet se ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, teksa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.
Vajzat kanë bërë denoncim në polici, por ende nuk ka një reagim nga ana e autoriteteve për të sqaruar ngjarjen.
blob:https://www.facebook.com/4a6ba3db-4255-44c9-ad49-b1c5c8e3967b