Burri tradhton gruan 8 muaj shtatzënë me kolegen: Qëndruan 3 orë në apartament!

0

Në puntatën e radhës të “1 Herë Mat”, Shkënda Lili u njoh me historinë e një gruaje, e cila dyshonte se bashkëshorti i saj e tradhtonte. Ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe i tha Shkëndes se ‘kohët e fundit ai ka një sjellje të çuditshme’.

Sipas saj, bashkëshortit i kishte parë një mesazh në telefon dhe ishte fotografia e një femre. Ai ishte justifikuar duke thënë se ‘ishte për çështje pune’.

Por ajo nuk e ka besuar, pasi burri as nuk i përgjigjet në telefon kur ajo e merr për ndonjë problem shëndetësor. Për këtë arsye gruaja ka vendosur që rastin e saj t’ia tregojë Shkëndes, e cila nisi menjëherë investigimin.

Nga këto investigime rezultoi se bashkëshorti e tradhtonte gruan e tij 8-muajshe shtatzënë me kolegen e tij.

Investigimi:

Dita e parë:

Objektivi pasi del nga shtëpia niset drejt lagjeve të Tiranës për të nisur punën. Futet në një rrugicë dhe del nga makina së bashku me një vajzë bionde, duke kryer procesin e magazinimit të produkteve. Ai merr një kuti dhe vajza me një bllok e shoqëron atë deri pas pallati te një pikë shumice. Pasi qëndrojnë atje për rreth 12 minuta, kthehen të dy bashkë por më të afruar me njëri-tjetrin. Ku objektivi i ka hedhur dorën në qafë. Ai hap sërish bagazhin e makinës dhe të dy pasi verifikojnë mallrat përmes faturave në dosje, objekti afrohet më shumë te vajza dhe bën një gjest provokues, e prek poshtë belit që sjell provën e parë konkrete se mes tyre ka një raport përtej punës. Vajza shmang prekjen si shenjë sikleti dhe më pas futen të dy në makinë, për të vazhduar punën normale deri në orën 16.00.

Dita e tretë e investigimit:

Objekti ulet së bashku me bashkëshorten e tij për drekë në një restorant në Tiranë. Mes tyre vihet re një raport paksa i ftohtë. Ajo që i flet dhe ai që e injoron duke dërguar mesazhe të njëpasnjëshme në celular. Ai e kthen telefonin përmbys në tavolinë dhe kjo e bën nervoze bashkëshorten. Në vijim të drekës ai sërish vijon indiferent ndaj saj dhe kontrollon herë pas here telefonin. Pi verë dhe shfaq shumë tension. Kur gruaja tenton të shohë telefonin e tij, por objektivi e kthen përmbys atë. Pas këtij gjesti, biseda mes tyre acarohet dhe zgjat deri në përfundim të drekës.

Dita e gjashtë e investigimit:

Agjentët pikasin makinë e objektivit në një lagje të Tiranës, që ndalon në një pikë shitje, ku në cep të saj e pret e dyshuara me dosje në dorë. Ai i afrohet shumë afër saj duke flirtuar dhe duke i komunikuar diçka verbale. Futen në makinë dhe marrin rrugën në periferi të Tiranës, në anën verilindore, drejt një destinacioni ku nuk ka fare njerëz.

Pasi dalin nga makina, shkojnë drejt një pallati. Të përqafuar dhe në kulmin e ekzaltimit ata futën në një hyrje apartamenti dhe qëndrojnë aty rreth 3 orë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu