Qeveria e Republikës së Azerbajxhanit ka nderin të ofrojë “Programin Ndërkombëtar të Bursave Arsimore Heydar Aliyev për të Huajt 2025-2026”. Bursa për arsimin e lartë do të ofrohet çdo vit për një periudhë prej 5 vitesh.
Çdo vit, 100 studentë ndërkombëtarë do të përfitojnë nga kjo bursë. Kjo është një mundësi e re për shqiptarët që të ndjekin arsimin e lartë në universitetet kryesore të Azerbajxhanit!
“Programi i Grantit Ndërkombëtar të Arsimit Heydar Aliyev” (këtej e tutje “Bursa”), i krijuar me dekretin e Sh. T. Z. Ilham Aliyev, Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit më 8 korrik 2023, ofron një mundësi të shkëlqyer për kandidatët e përzgjedhur që të studiojnë në universitetet kryesore të Azerbajxhanit në programet përgatitore, studimet bachelor, master, doktoraturë, si dhe në programet e mjekësisë së përgjithshme/rezidencës mjekësore.
Objektivi i programit është të kontribuojë në zhvillimin e kapitalit njerëzor në vendet mike dhe të mbështesë arsimimin e shtetasve të huaj në institucionet e arsimit të lartë të Azerbajxhanit, duke ofruar bursa për studime me kohë të plotë në nivelet Bachelor (përfshirë arsimin e mjekësisë së përgjithshme), Master (përfshirë rezidencën mjekësore), Doktoraturë, si edhe kurset përgatitore.
Kriteret e moshës për aplikantët janë si më poshtë:
Programet bachelor dhe mjekësia e përgjithshme – shtetas të huaj nën 35 vjeç deri më 15.09.2025;
Programet master dhe rezidenca mjekësore – shtetas të huaj nën 40 vjeç deri më 15.09.2025;
Programet e doktoraturës – shtetas të huaj nën 45 vjeç deri më 15.09.2025.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për fazën e parë është 15 maj 2025.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë:
Email: [email protected]
Numri i telefonit: +355 45 620 720