Bursë sa paga minimale për maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin degët prioritare!

0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se për maturantët me mesatare mbi 8.5 që zgjedhin degët prioritare, do të përfitojnë një bursë sa paga minimale.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kushi tha se kushti i vetëm për ta është që për 3 vite të punojnë në Shqipëri.

Sot në Këshillin e Ministrave miratuam një vendim, që është një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të fillojnë universitet. Bëhet fjalë për vendimin që morëm vitin e kaluar për programet prioritare dhe mbështetjen financiare për ekselentët. Kemi shpallur një listë të programeve prioritare në degët bujqësore e të mësuesisë etj, dhe të gjithë maturantët që kanë mesataren mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga këto programe prioritare fitojnë një bursë sa paga minimale, me kusht që të qëndrojnë 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të arsimit.”- u shpreh Kushi nder te tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu