Me një fjali plot nënkuptime, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka bërë një tablo të situatës në vend, duke u ndalur te buxheti i vitit 2022, i cili u rikthye sërish në Kuvend nga presidenti Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se administratori me fytyrën ‘shollë’, bën propagandë me shpejtësinë që gatuhet një tasqebap morti. Mes ironisë, duke bërë një ‘parashikim’, Gjekmarkaj tha se qeveria vitin që vjen do i blejë rrobat në dyqanet e përdorura.
“Personalisht ënde se kam mesuar gjuhen e politikes dhe të ketij parlamenti. Ndjese o njerez te mirë e kolegë të dashur! Meqenese padija nuk është argument e vuajtja me e madhe e njerzimit ka qenë perpjekja për të folur qysh ne kohen e dhembeve të Kadmosit prej nda dolen shkronjat, po leçitem me gjuhen time, që krejt memec të mos ngjaj. Po kaq e madhe është droja se ndonjë ish mike në këtë salle nga krah i qeverise e cila nga mot mi ka bërë betë e me ka marre zet se udheheqesin e dashur , kam
lenduar mos lebetitet me denesje nga duhmë e injorances.
Nuk mund tja bej kete atentat dijes.
Perpiqem ta mesoj gjuhen e re , të nxe nga fjalimet e Liderit Global i cili per ne eshte si një xhaxha i kthyer nga mergimi që të kënaq shpirtin më shakatë e tij plot shejtanllek , si nektar i jetes dhe kripe e tabanit popullor , e here tjeter si gozhde që ngulen në qivurin e merzisë shoqerore për të sjelle shkundullimat e gazit e haresë mes nesh pas çdo pleudarie!
Mbaj shenime kur disa ministra që i kam fort perzemer flasin aq me mall shtampe , kulturë e thagem, aq ëmbel, aq butë, aq me melankoli kur shpjegojne historinë e inceneratorve , milionat e eurove publike që i ha dreqi e barku ai kodosh i pangopur, si dhe merzinë që Spak shkatoi në shpirtra të trazuar nga zhurmë e mallkuar prangash noprane.
Njerzit mendojne qe te vjedhesh shkon ne ferr, nuk eshte e vertete, ngjitesh lart ne parajsa qeveritare. Ndaj kush do të bëjë perpjetë të rrasë duart poshtë! Shfaqen ne syte e mi te pershpirtshem, si klerike te moralit , me r – të lemuar nga melhemi njerzor aq dhimshem per dertet e ketij qerrata vatan, sa gugatje vaji me mblidhen si katakomb në fyt.
Fjalet: ‘beteje per, -guxim në,-krenari kur ,-vendosmeri qysh, -në kuader të, -qytetar si, -rritje ekonomike nga , -per here të parë ne, -në raport më, -vizion i qarte pse , -rijetezim i, -vlerë e shtuar e, -besueshmeri ndaj, -sepse, ndonese, -perse’, -i kam mesuar pa mundim nga keta mesues të të folures politike të qelibarllekut hyzmeqarllekut të parasë publike. Gjuha ime si malesor i Lezhes në anë të detit , shfaq merzine se nuk mirpritet ne kete salle por ka brenda shpresen që jashtë saj edhe mund të kuptohet disi.
Kur flitet per buxhetin e një vendi shumë të varfer me administrator, paturpesisht të mirqënë, të rrjedhshem në mediokritet, me fytyrën shollë këpucët qe as nuk skuqet as nuk zverdhet bëjnë propagandë me shpejtësinë që gatuhet një tasqebap mortesh. Sapo partia me ngarkoi me misionin qe te flas sot vendosa të hulumtoj mbi buxhetin që Presidenti Meta nuk bëri aspak gabim që e ktheu se te varferit shtohen dhe shpenzimet për ta bien ndërsa genjeshtrat rriten.
Po kaq përsëritet këshilla mos u bëni qaramane o te varfër se mire jeni! Mos u bëni teveqele po thërrisni mendjes, kaq boll e kini. Dua te ndalem pak tek rreziqet serioze që rrethojnë pritshmëritë e parashikuara në ligjin e buxhetit të shtetit për vitin 2022 në mënyrë antropologjike.
Rritja ekonomike me mbi 4.5% në vit dhe në kushtet e një stabiliteti makroekonomik që ka qenë tipike për pothuaj gjithë periudhën e tranzicionit, mendoj se do të jenë të kërcënuara nga të paktën dy zhvillime.
Së pari pandemia e COVID 19 duket se akoma është larg të vendosurit nën një kontroll të plotë!
Virusi nuk i dëgjon të luturat e qortimet e ministres se gëzimit shëndetësor që çdo ditë i thotë ush or dreq ik këndej, fakt që do të ketë ndikime në rikthimin e normalitet të jetës ekonomike e sociale.
Siç po provohet edhe tani, industritë e udhëtimeve e turizmit dhe të disa lloje të shërbimeve, duket se do të vazhdojnë të përjetojnë goditje negative edhe pse ministrja e pastertise kunder pisllëkut, shfaqet duke pastruar letra e ndukur barishte sokakëve. Propozoj qe edhe ne si deputet te zapisim barin para parlamentit, të lyejmë pemet ,ndersa zonjat te hekurosin perdet si dobi publike dhe mesazh etik.
Së dyti, ndikimet afatgjata në shoqërinë paspanedmike kanë filluar të manifestohen në ekonomi duke dhënë efekte të forta dhe të dukshme. Ndërprerjet në zinxhirin global të furnizimit, megjithëse vete zoti Ahmetaj shkoi si dhaskal Todri ne Alemanje me dy tre mushq e gomerë, per te blere zahire, ishin ndër shkaktarët kryesor të rritjes së çmimeve të mallrave, duke ushtruar presione të forta mbi të ardhurat reale të qytetarëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura modeste.
Nga ana tjetër, rritjet e çmimeve të produkteve energjetike të diktuara dhe këto nga faktorë kompleks , por mbi të gjitha nga keqmenaxhimi e ca vese te njohura. Disa lidhen edhe me tranzicionin energjitik në të cilën ka hyrë njerëzimi për shkak të respektimit të detyrimeve për mbajtjen në kontroll të efekteve negative të klimës. Ato kanë shkaktuar pasoja negative në ekonominë në tërësi megjithse ministrja e hesapeve bashke me ate te çilimiqerve i kanë shkruar një letër baba diellit që të mos na percelloje dhe stineve te sjellin shi ndërsa OSHE-se te mos luaj piset ne treg.
Fenomeni i inflacionit i cili prej kohësh nuk kishte qenë në vëmendjen e publikut dhe politikbërjes, tani eshte shfaqur si shqetësim serioze për hir të pasojave të forta që mund të sjellin në ekonomi.
Një rritje e normave të interesave për të frenuar inflacionin sipas detyrimeve ligjore që kanë bankat qendrore, do të rriste ndjeshëm koston e borxhit publik, i cili në nivelet e sotme gjykoj se e ka kaluar “vijën e kuqe”. Te pakten Prof Selami Xhepa nje autoritet publik i ekonomisë që me konsultoi kështu mendon. Kësisoj qeveria është e detyruar të tërhiqet nga politikat agresive buxhetore për shkak se hapësirat fiskale janë tejkaluar prej kohësh. Në planin social, rritja e inflacionit po gërryen përditë të ardhurat reale dhe fuqinë blerëse të familjeve. Dje Blendi Çuçi megjithse kishte uri ujku nuk kishte para per byrek. Piu vetëm nje gote boze dhe gjithë ditën e mbyten gromësimat.
Nëse nuk do të ndërmerren politika kompensuese të të ardhurave, fenomeni i varfërisë që edhe kështu është i lartë, mund të përkeqësohet dhe më tej. Qeveria vitin tjeter do i blejë palltot te rrobat e përdorura ndaj hijeshia e tyre mund të pësojë goditje dhe endja jonë për ti keqyrur bie ne depresion! Së fundmi, akoma nuk kemi një axhendë të qartë të veprimeve të qeverisë për reformat që do të ndërmerren në mënyrë që të stimulohen investimet private.
Niko do të blejë libra me gjëegjëza dhe s’ka leka. Qeveria do pësojë shok në erudicion.
Klima e biznesit dhe konkurueshmëria e ekonomisë mbeten të dobëta dhe nuk japin ndonjë shpresë për një “goditje” të fortë pozitive në sektorin real të ekonomisë.
Për këto arsye, viti 2022 do të ndeshet me sfida shumë kërcënuese të cilat mund të rrezikojnë ekuilibrat e brishta makrofiskale.
Per arsimin e kulturën ç’ të them asgjësend veç fjale fjale sa një mullar! Rrogat e pedagogëve e te mësuesve, hiç aty ku ishin. Të policëve megjithëse nuk po i ndalin hajdute e pulave , të lopeve, të kazanëve të rakisë, të mjaltit dhe papaqeve të Rriles e Shenkollit ne Lezhe po ashtu. Pensionistet po njesoj , le se çfarë ju duhen se i bejne haram parate e shumta nder duar!
Një rixha per ministren Balluku, një përfaqësi nga Torovica e Lezhes kerkon nje takim me ju , nuk kanë uje te pishem dhe duan nje ujsjelles sa per te njomur buzet!
He te keqen priti. bej sevap. Buxheti vdiq ! Rrofte Qeveriah”, tha Gjekmarkaj.