Buzëqesh Mourinho, rikuperohet Kumbulla, projektohet titullar për sfidën me Genoa

0

Si të mos mjaftonte mungesa e Berat Gjimshitit, Marash Kumbulla ia ndërlikoi më shumë se sa duhet Edy Rejas transfertën me Anglinë, ku një shqetësim muskulorë bëri që qendërmbrojtësi të largohej nga fusha që në minutat e para. Kumbulla nuk udhëtojë me ekipin në Shqipëri për sfidën ndaj Andorras, por u rikthye menjëherë në Romë për të nisur fazën e rikuperimit. Për fat të mirë nuk bëhej fjalë për një dëmtim serioz pasi Kumbulla është rikuperuar plotësisht duke iu bashkuar grupit që të enjten.