Bylykbashi: Berisha e ka rishpikur dy herë veten, Basha njësh për të qenë dysh

0

Ishte konflikti Nano-Meta 2001-2002, larg në kohë dhe rrethanat ishin ndryshe. PS ishte në qeveri, përplasja shkoi në KPD maksimumi, ishte përplasje për pushtet. Tava është e madhe. Kjo është përplasje e dimensionit tjetër. Tendenca është ta bëjnë Basha-Berisha. Ka një çarje te muri i këtij despotizimi që po krijohej dalëngadalë në PD, kemi bindjen se do t’ia dalim. Mund të ketë një efekt më të madh më gjerë se PD.

Berisha në historikun e tij e ka shpikur veten 2 herë në histori, jo vetëm kjo. Edhe ne të tjerët duam diçka të re. Duam të dizenjojmë një parti për të ardhmen e afërt deri në 2025, nëse nuk shpikim më shpejt. Basha premton diçka të papërcaktuar. Basha nuk e rishpik dot veten. është një film me seri të njëjtë.

Na shtyn ne të mbledhim të gjitha energjitë. Nëse nuk presim për 15 vjeç rrezikojmë një politikan të ri, por të plakur që herët.

Besoj që Basha e ka humbur me 44 mijë demokratë. Ata skishin denjuar të merrnin as teserën që do u jepte Basha. E kemi fituar garën me të. është një batutë e vjetër, Basha është njësh për të qenë dysh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu