Juventus e mbyll vitin 2021 me fitore dhe në javën e 19-të të Serie A bardhezinjtë fitojnë me shifrat 2-0 kundër Cagliarit. Skuadra e Allegrit e nisi furishëm ndeshjen kur në minutën e 10-të Moise Kean, tronditi shtyllën. Goli u duk se do të afrohej dhe në minutën e 40-të do të ishte pikërisht sulmuesi që do të shënonte falë edhe një devijimi të mbrojtësit të Cagliarit.
Pjesa e dytë prodhoi më pak lojë për ekipin e Juventusit që e uli rritmin. Kështu, ishte Cagliari ai që rrezikoi më shumë këtë pjesë duke iu afruar edhe dy herë golit me anë të Dalbert dhe Joao Pedro. Megjithatë, në të dyja rastet lojtarët e Mazzarit gabuan duke e lënë rezultatin në 1-0.
Dhe rregulli i pashkruar i futbollit është nëse nuk shënon do të pësosh. Kështu, Bernardeschi shënoi golin e dytë dhe të fundit të takimit duke vulosur gjithçka pas një kundërsulmi të shpejt të Juventusit. Bardhezinjtë shkojnë në vendin e 5-të në kuotën e 34 pikëve