Caktohet Komisioni i Kuvendit të PD! Paloka i prezanton me emër: Kundër nuk ka!

0

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka prezantuar grupin me emrat e demokratëve, të cilët janë anëtarë të Komisionit që do të drejtojë punimet në Kuvendin e sotëm të PD-së. Paloka ka reshtuar emrat e Komisionit, e po ashtu edhe të sekretarëve, duke e hedhur edhe në votim. Siç edhe u pa nga pamjet nuk kishte asnjë kundër.

Paraqes për miratimin emrat e Komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit: Albana Vokshi, Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, i cili do të jetë edhe drejtuesi i komisionit. Si sekretarë propozohen: Minueshe Lazaj, Nade Daullja dhe Ledio Nuraj. Ti votojmë këto propozime me dorë. Kush është pro? Kundër nuk ka!,”-tha Paloka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu