Hakan Calhanoglu, që pas kalimit të tij tek Interi me parametra zero nga Milani, është bërë një nga lojtarët kyç të skuadrës zikaltër dhe një nga mesfushorët më të mirë në Itali.
Gola, asistime, ndërtime dhe prishje të aksioneve, pikërisht nga këmbët e tij pothuajse në çdo ndeshje, dhe sigurisht kjo gjë bën që klube të mëdha të hedhin vëmendjen e tyre nga futbollisti turk.
Dy nga ekipet më të mëdhenj nga Premier League, Chelsea dhe Liverpool kanë filluar të tregojnë interes për kartonin e tij. Pavarësisht interesit të tyre Inter do ta mbajë në ekip dhe nuk ka ndërmend ta shesë në merkato, duke pasur parasysh edhe rinovimin e kontratës që ka ndodhur kohët e fundit, që do ta mbajë atë të lidhur me klubin zikaltër deri në vitin 2027.