Capital T bie pre e grabitjes, hajdutët i thyejnë xhamat e makinës dhe vjedhin projektin

0

Reperit Capital T i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme pak minuta para publikimit të projektit të tij muzikor “Pi raki”. Hajdutët i kanë thyer xhamin e makinës dhe i kanë vjedhur sendet personale mes tyre edhe laptopi me projektin e tij të ri muzikor.

“Sot është e pamundur të publikohet projekti “Pi raki”. Prej një pakujdesie, në një moment të caktuar, laptopi është vjedh, na është thyer makina. Uroj që shumë shpejt të hyjmë në icloud për të rikthyer materialin. Momentalisht e kemi të pamundur. Më vjen shumë keq. Besoj për dy ditë, do lansohet, ose shpejt do ju njoftoj për datën e radhës. Ju kërkoj shumë falje dhe faleminderit shumë për përkrahjen”, është shprehur Capital T në një video në Instagram.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu