Cardi B për luftën Rusi- Ukrainë: Po të them atë që mendoj, kam frikë më vrasin

0

Reperja amerikane Cardi B ka dhënë së fundmi opinionin e saj për konfliktin Rusi-Ukrainë.

29-vjeçarja tha se liderët botërorë nuk duhet të fokusohen te lufta dhe shtoi se nuk është as në anën e “NATOs” e as të Rusisë.

“Në fakt dua të them shumë gjëra por do të shikoj punën time pasi besoj se me një platformë aq të madhe sa e imja nëse nuk them gjërat e duhura, mund të më vrasin”, nis Cardi B videon e shpërndarë në Twitter.

“Nuk jam në anën e NATO,” vazhdon ajo. “Nuk jam as në anën e Rusisë, jam në fakt në anën e qytetarëve sepse në fund të fundit jemi duke kaluar një krizë”.

Cardi B shpjegonte më pas në video pikëpamjet e saj në krizën Rusi-Ukrainë, kur u pyet nga një përdorues.

“Do të doja që liderët botërore të ndalonin duke menduar vetëm për pushtetin dhe të mendonin në fakt për qytetarët e prekur, e gjithë bota është në krizë. Lufta, sanksionet, pushtimet, duhet të ishin tre gjërat më të fundit që ata duhet të mendonin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu