SPANJË- Cassia Galliano, e cila u gjet e vdekur nga mbidoza e drogës ishte në një mosmarrëveshje ligjore për 15 vjet me ish-bashkëshortin e saj miliarder, xhaxhain e emirit aktual të Katarit. Ajo kërkonte kujdestarinë e plotë të tre vajzave të tyre, pasi njëra prej tyre pranoi se babai i saj kishte ngacmuar seksualisht.
E lindur në Krakov, Galliano u zhvendos në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, ku studioi në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Mjaftoi një udhëtim në Paris për të ndryshuar jetën e saj, pasi atje takoi Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani dhe filloi të jetonte përrallën e saj. Në moshën 19-vjeçare, Cassia Galliano u zgjua krah miliarderit të saj 28-vjeçar Abdelaziz bin Khalifa Al Thani. Çifti u kurorëzuan në martesë në vitin 2004. Jeta luksoze që Al Thani mund t’i ofronte Cassia Galliano ishte një “tundim” për të. Megjithatë, gjatë jetës së tyre bashkëshortore pati probleme serioze dhe përfundimisht çifti u divorcua. Nga martesa ata patën tre vajza.
Që të treja jetuan me babain e tyre gjatë kohës që çifti po divorcohej.
“Dy nga vajzat e mia janë binjake. Ata donin të jetonin me mua dhe për këtë arsye babai i tyre i ndëshkoi duke ndërprerë çdo komunikim. Kjo është shumë e trishtueshme, fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit. E vogla nuk lejohet te flase me mua dhe kjo me dhemb shume pasi duket se po e shantazhojne dhe e manipulojne me gjithe lukset qe i ofrojne. Ndihem sikur mungon një pjesë e imja,”- tregonte ajo.
Galliano nuk hezitoi të akuzonte publikisht Al-Thanin teksa ajo luftonte për të marrë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të saj. Gjatë gjyqit, ku u raportua se një nga vajzat e saj ishte abuzuar seksualisht, ajo tha se ishte e shkatërruar.
“Një nga vajzat e mia pretendoi në gjykatë se babai i saj e preku në mënyrë të papërshtatshme , diçka që do të hetohet,”- tha ajo.
Vajza, e cila pranoi se babai i saj kishte shtrirë dorën në zonat e saj të ndjeshme, ishte shprehur: Që e vogël kam fjetur në shtratin e babait . Por pasi u largua nëna ime, u bë e detyrueshme….
Në gjykatë ajo deklaroi se babai i saj i kishte prekur gjoksin dhe të pasmet.
Galliano ishte aktive në rrjetet sociale dhe nuk hezitoi të ndajë golgotën e saj me ndjekësit. Duke iu drejtuar 500,000 ndjekësve të saj në Instagram, ajo tha: Pas kaq shumë mesazhesh mbështetjeje dhe dashurie nga prindërit që po kalojnë të njëjtën gjë me mua, vendosa të ndaj historinë time. Së pari, një mashkull nuk duhet të mos respektojë nënën e fëmijëve të tij dhe anasjelltas. Pavarësisht se sa i zemëruar, i mërzitur, xheloz apo i egër është babai i fëmijëve të mi, unë bëj ç’të mundem për vajzat e mia, u jap atyre atë që kanë nevojë, i mbroj ato. Babai i fëmijëve të mi, Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani, nuk ka paguar asnjë cent për ushqim për më shumë se një vit për të më mbështetur mua në rritjen e tyre. Kjo është e egër, e padrejtë, e turpshme. Është e pamoralshme sepse fëmijët janë sërish viktima. Dhe është edhe më e turpshme kur je një princ miliarder i Katarit.
Duke iu referuar vajzave të saj, ajo i kishte shprehur dashurinë dhe i kishte inkurajuar të jenë të guximshme. “Dashurite e mia. Kurrë mos harroni që ju dua shumë ”, kishte shkruar ajo në një tjetër postim që shoqërohej me një foto të përbashkët me vajzat e saj.
“Jeta ka kohë të vështira por edhe të mira. Nëse ndonjëherë ndiheni të tronditur, mos harroni se kush jeni… jinni të guximshme…Ju do, mami,”- shtonte ajo më tej.
Ish-princesha 45-vjeçare e Katarit, e cila ishte shpërngulur në Spanjë, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj mëngjesin e së dielës. Vajza më e vogël e Gallianos thirri policinë nga Parisi ku ndodhej dhe njoftoi autoritetet se nuk mund të kontaktonte me nënën e saj. Policia bastisi shtëpinë e saj në resortin spanjoll Marbella dhe gjeti trupin e saj. Hetimet paraprake nuk treguan shenja vrasjeje, por mbidozë droge.