Çau gardhin dhe po vidhte goma, kapet në çastin e fundit shqiptari në Itali

0

Një 41-vjeçari shqiptar është arrestuar pasditen e sotme në Veroli teksa po grabiste disa goma. Shqiptari kishte prerë telat e gardhit dhe hyri brenda territorit të një biznesi që shiste goma. Ai arriti të merrte 24 pjesë të tilla. Gjatë kohës që një patrullë policore po ushtronte kontroll në zonë, u kap në befasi shtetasi nga Shqipëria. Karabinierët ndërhynë në momentin kur ai po ngarkonte në makinën e tij 3 gomat e fundit.

Forcat karabiniere sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një pincë, një shpuese baterie, një shkop druri dhe një teh çelësi të gjatë 19 cm.

Gomat iu kthyen pronarit, ndërsa 41-vjeçari shqiptar i kapur është vendosur në arrest shtëpie në pritje të nisjes së gjykimit të tij.

Marrë nga “Frosinone Today”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu