“Çdo qytetar të tregojë se ku jeton”, Balla: Do të thellohet reforma për sistemin e gjendjes civile

0

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se do të ndryshohet ligji për sistemin e adresave.

Ai tha gjithashtu se do të thellohet reforma për systemin e gjendjes civile, ndërsa shtoi se është detyrimi i çdo qytetari të tregojë se ku jeton. Balla tha se qytetarët jashtë Shqipërisë mund ta tregojnë në E-Albania se ku jetojnë, përmes një faturë uji apo dritash.

“Do ndryshojmë ligjin për sistemin e adresave. Thellojmë reformën për sistemin e gjendjes civile. Biem dakord të gjithë që kemi revoluvion dixhital në shërbime, që ka sjellë kursime të parave dhe të kohës që ata harxhojnë për të marrë dokumentet e nevojshme.

I drejtohem me përulje çdo qytetari, që të njoftojë vendin ku banon ose vendin ku qëndron. Iu drejtohem edhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, ne e bëjmë të detyrueshëm deklarimin e vendit të qëndrimit. Këtë qytetarët mund ta bëjnë online. Qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë ta tregojnë në E-Albania se ku jetojnë. Mund ta tregojnë me një faturë uji apo dritash. Çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton”, u shpreh Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu