Ç’do të firmosë Erdogan në Tiranë, shtatë marrëveshjet

0

Shtatë janë marrëveshjet që qeveria shqiptare do të firmosë me atë turke në kuadër të vizitës së Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan në Tiranë. Gjithçka do të nënshkruhet në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku Erdogan ka në axhendë që të mbajë edhe një fjalim. Ato kanë të bëjnë me fushën e kulturës, rinisë dhe të sportit.

MARRËVESHJET:

1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu