‘Çdo trup është i bukur’/Pas paragjykimeve për format trupore , Bebe Rexha jep një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat

0

Bebe Rexha ka reaguar ashpër mbi stereotipet që lidhen me format trupore përmes një postimi në Instagram.

Këngëtarja 34-vjeçare shkroi: “Është viti 2024. Turpi nga një trup i hollë dhe nga një trup i shëndoshë është i dëmshëm dhe përjetëson stereotipe të dëmshme”.

Artistja vazhdoi duke shpjeguar se askush nuk e di se çfarë po kalon një person dhe ai mund të hajë shumë për të përballuar ose shumë pak për të ndjerë njëfarë kontrolli në jetën e tij/saj.

Më tej, këngëtarja nënvizon se gjithçka ka të bëjë me të qenit ‘të shëndetshëm’ dhe jo se si duken. Ajo bën thirrje që njerëzit të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe ‘të japin më shumë dashuri dhe dhembshuri’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu