Celibashi: Numërimi për kandidatët të nisë nesër në orën 09:00, aty ku ka filluar procesi…

0

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vjen më një udhëzim për të gjithë KZAZ-të në të cilat ka përfunduar numërimi i votave për subjekteve zgjedhore.

Celibashi njofton se këto KZAZ duhet të fillojnë numërimin për kandidatët ditën e nesërme, në datën 28 prill, në orën 09:00 të mëngjesit.

Ndërsa nga ana tjetër, në ato KZAZ në të cilat ku ka nisur ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët numërimi do të vijojnë deri në orën 24:00 të ditës së sotme, për të rinisur sërish ditën e nesërme në orën 09:00.

Njoftimi i KQZ:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi ka udhëzuar që për ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët nesër, datë 28 prill 2021 në orën 9:00. Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 9:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu