Çelsi kërkon kthesën përballë Liverpulit, reagon trajneri provizor: Të gjithë jemi fajtorë për fatin e Poterit

0

Trajneri i përkohshëm i Çelsit, Bruno Saltor, tha se kishin qenë 24 orë të vështira pas shkarkimit të Graham Poterit, gjë i ka lënë lojtarët të pikëlluar dhe sugjeroi se ai synon të vazhdojë punën e ish-shefit të tij gjatë mandatit të tij.

“Nuk i kam takuar lojtarët ende, sepse kemi planifikuar një seancë stërvitore pasdite,” tha ish-kapiteni i Brajtonit, pjesë e stafit të Poterit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme me Liverpulin:

“Në fund të ditës ne të gjithë jemi përgjegjës për atë që ndodhi dhe duhet të fokusohemi në ndeshjen e së martës dhe kjo është energjia për të cilën po punojmë. Nuk është nevoja të jap asnjë informacion për skuadrën kundër Liverpulit, por mendova se dominuam ndeshjen kundër Vilës”.

Kur u pyet nëse do të dëshironte të bëhej trajner me kohë të plotë në “Stamford Bridge” Bruno buzëqeshi dhe tha: “Është diçka që nuk mund ta kontrolloj. Jam duke u fokusuar në atë që mund të kontrolloj dhe po eci dita-ditës”.

PANORAMASPORT.A

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu