Kreu i PD, Lulzim Basha foli për rikthimin e eshtrave në atdhe të ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit.
Eshtrat e tij do të rivarrosen sërish, kësaj here në Shish-Tufinë. Basha ishte i shoqëruar nga deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka.
Basha shprehu nderim për figurën e Qazim Mulletit dhe vlerësoi kontributin e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Gjithashtu kreu i PD bëri “mea culpa” që partia e tij nuk i ka qëndruar afër sa duhet këtyre figurave të kombit që u denigruan nga regjimi komunist apo u persekutuan nga diktatura.
Lulzim Basha: “Nuk u përlye në gjëmat e luftës vëlla-vrasës mbajti qëndrim dinjitoz. Ishte në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve. Prorpanda komuniste e njollosi figurën tij. Shfrytëzoi injorancën luajti me propagandë… vepra e tij mbetet padenigrueshme. Kjo gënjeshtër është e shëprbërë. Eshtrat do të prehen në vendlindjen e tij. Shpreh vlerësimin për iniciatorët që e bënë të mundur. Shpreh ndjesë në emër të PD që nuk mbetëm krah figurave të kombit që u persekutuan nga komunizmi. Shpreh mirënjohje pasaradhësve të tij, komunitetit tiranas”, u shpreh Basha.