Ceremonia/ Merkel përfundon mandatin,largohet e buzëqeshur me një trëndafil të kuq

0

Kancelarja Angela Merkel ka përfunduar mandatin pas 16 vitesh në krye.

Një ceremoni e përfundimit të mandatit është zhvilluar për Merkel, e cila si rrallë herë nuk i ka përmbajtur dot emocionet dhe është shfaqur e prekur sidomos në momentin që po luheshin këngët e saj. Në përfundim të ceremonisë Angela Merkel është parë teksa largohet e buzëqeshur mes duartrokitjesh me një trëndafil të kuq në dorë.

Pas përfundimit të mandatit në vend të Angela Merkel do të vendoset Olaf Scholz, i cili pritet të marrë postin zyrtarisht si kancelar në 8 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu