Vlora është blinduar paraditen e kësaj të marte gjatë ceremonisë mortore të 23 vjecarit Gëzim Sinomati.
Forca të shumta policia me makina të blinduar kanë rrethuar varrezat, teksa pasi i janë hequr prangat babai i të riut, Sokol Sinomati ka dalë nga makina e blinduar dhe i ka dhënë lamtumirën e fundit djalit te tij, i cili u vra të dielën me snajper.
Ndërkohë që po hetohet intensivisht për zbardhjen e kësaj vrasje mafioze, ku policia ka rihapur dosjet e vjetra të aktivitetit të babait të të riut, apo edhe të jetës që ai bënte në Belgjike.