TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca paraprake lidhur me çështjen “Buka”. Gjykata e Posaçme dëgjoi sot palët dhe më pas mori vendimin që seanca e radhës do të mbahet më 18 nëntor në orën 09:30 ku do të vendosë në lidhje me kërkesën e SPAK. Në seancën e sotme avokatët edhe njëherë kërkuan të pushohej çështja pasi sipas tyre nuk ka vepër penale.
Organi i akuzës ka kërkuar kalimin e dosjes për për ish ministrin Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi sipas SPAK ai i ka shkaktuar dëm shtetit prej 7 miliardë lekë. Për këtë çështje SPAK hetoi edhe 7 persona të tjerë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenin Lirim Fezollari. Ky i fundit përfitoi nga privatizimi sipas SPAK, në kohën kur Ahmetaj ishte në hetim. Ahmetaj dhe Fezollari kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, cka bëri që ai të përfitonte aksionet e shoqërisë Buka sh.a.
Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Ndaj ish-zëvendëskryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor. Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.