Gjykata Kushtetuese është tërhequr sërish për vendim, pas kërkesës së presidentit Meta, për të përjashtuar përfaqësuesit e Kuvendit, nga seanca e sotme.
Sipas përfaqësuesit ligjor të presidentit Meta, kryetatrja e një legjislature të re, si rasti i kryeparlamentares Lindita Nikolla, nuk mund të vazhdojë një vendim të lënë nga legjislatura e mëhershme.
Gjykata ka vendosur që të gjitha pretendimet e palëve ti lexojë gjatë marrjes së vendimit përfundimtar. Kushtetuesja duket se do të japë brenda ditës së sotme vendimin për presidentin.
Më herët Gjykata vendosi që të rrëzonte kërkesën e Metës, për ndryshimin e trupës gjykuese.