Çështja e Statutit/ PD-ja kërkoi heqjen e gjyqtarit Niko Rrapi, Gjykata rrëzon kërkesën

0

Ditën e sotme po zhvillohet seanca për çështjen e statutit të Partisë Demokratike. Ky gjyq ishte parashikuar për t’u zhvilluar më datë 3 nëntor, por gjyqtari Niko Rrapi e shtyu për datën 13, pra ditën e sotme në orën 15:00.

Para 10 ditësh në seancën që e mbajtur për këtë çështje, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Indrit Sefa kërkoi përjashtimin nga shqyrtimi i çështjes të gjyqtarit Niko Rrapi.

Me fillimin e seancës së sotme u njoftua nga Gjykata rrëzimi i kësaj kërkese. Juristët e Lulzim Bashës në këtë proces, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi kërkojnë të regjistrohen ndryshimet statutore të votuar në Kuvendin e 2 shtatorit të këtij viti.

Nga ana tjetër grupi i Rithemelimit kërkojnë të mbajnë statutin e tyre, ku kreu i grupit parlamentar zgjidhet nga Këshilli Kombëtar, pra në këtë rast është Gazment Bardhi.

Pretendimi i juristit Sefa ndaj gjyqtarit Rrapi është se ky i fundit ka qenë i njëanshëm dhe ka pranuar një palë të tretë në proces si Gazment Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu