Prej disa muajsh Arbana Osmani i është përkushtuar me mish e me shpirt formatit “Big Brother”, të cilit iu rikthye pas disa vitesh mungesë. Pse jo, në fund të fundit? Eshtë puna e ëndrrave.
Prezantuarja e dashur për pubikun është shprehur shumë e lumtur për shikueshmërinë e lartë që ka patur ky format duke ndarë me ndjekësit edhe disa momente nga prapaskena.
“Jam shumë e lumtur, krenare dhe pafund mirënjohëse. Kam shijuar çdo pjesë. Jam me fat që bëj punën që dua me njerëzit që dua”, shkruan Arbana në faqen e saj zyrtare në Instagram.
Po çfarë presim pas Big Brother?, e pyet një fans/e. “Një film shumë të bukur në kinema që mezi pres ta shihni të gjithë”, përgjigjet moderatorja.
Sonte Big Brother ka gjysmëfinalen e madhe. Të martën do të jetë pushim, duke u zëvendësuar me Big Brother Fan Club, ndërsa të premten e ardhshme është finalja.
Iliri dhe Donaldi shihen si favoritët e këtij edicioni për të fituar 115 mijë euro (plus 10 mijë euro si finalistë). ATa janë të preferuarit e publikut.