Çfarë do të sjellë vera për ju, e tregon shenja e horoskopit

0

Vera po afron dhe të gjithë e presim me padurim! Kemi përpara ditë të nxehta me diell dhe netë të gjata pa gjumë. A jeni kuriozë se çfarë ju pret në muajit të vazhdim? Yjet e kanë përcaktuar këtë sipas shenjës suaj të horoskopit.

Dashi – Kjo verë do jetë shumë e nxehtë për ju. Përgatituni të bëni qejf, të merrni rreze dielli dhe të harxhoni pjesën më të madhe të kohës jashtë. Do vraponi për t’u kënaqur e për të bërë qejf!

Demi – Bëni gati rrobabanjot, por ndërkohë kujdesuni për kilet e tepërta para se të nisë vera. Mos u tundoni nga ushqimet e preferuara dhe mos e neglizhoni palestrën që vera t’ju gjejë në super formë!

Binjakët – Këtë verë do festoni çmendurisht. Do dilni me shokë e shoqe, por kujdes me pijen që të mos përfundoni në situata të padëshiruara. Gjithashtu flirtimet do jenë të pashmangshme!

Gaforrja – Punët nuk i keni mirë me paratë, por do punoni dhe pushimet më të mira mund t’i bëni në shtator.

Luani – Këtë verë do keni të gjithë vëmendjen tek vetja. Në rrugë do keni admirues që do kthejnë kokën për t’ju parë. Pushimet e këtij viti, nuk do të jenë ato më të mirat!

Virgjëresha – Këtë verë do kurseni sepse keni bërë plane për në shtator. Me shumë siguri edhe gjatë verës do punoni për të mbledhur paratë që do t’ju duhen për udhëtimin e rradhës.

Peshorja – Vetëm gjëra të mira ju presin këtë verë. Do keni bisedime me miqtë se ku do dëshironi t’i kaloni pushimet, por nëse nuk bini në një mendje, kujdes se do përfundoni duke parë filma në shtëpi.

Akrepi – Do ta kaloni verën duke thurur plane dhe do të merrni kënaqësi nga zbulimet që do të bëni. As nuk do ta keni mendjen fare te deti dhe dielli. E çuditshme!

Shigjetari – Ju pret një verë aktive. Do bëni sport dhe do të vini trupin në lëvizje . Kështu të paktën nuk do të mërziteni, por ama njerëzit e tjerë do t’ju kenë zili.

Bricjapi – Si realistë që jeni, në verë nuk do të shpenzoni për aventura apo për rroba banjo seksi. Paratë do t’i ruani për vjeshtën, sepse keni plane të tjera. Dhe do të shpërbleheni për këtë!

Ujori – Do e kaloni verën paksa vetëm, por duke ndërtuar të ardhmen e ndritur. Gjithçka që do përgatisni teksa kaloni kohë vetëm, do të shpërblehet.

Peshqit – Përgatituni të gjeni dashurinë gjatë pushimeve. Edhe po të mos jetë dashuria e vërtetë, prapë do të bëni qejf këtë verë kështu që e dimë se mezi po e prisni!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu