Çfarë e emocionon më shumë nga martesa me Luzin? Kiara nuk kursehet, tregon si po shkon planifikimi i dasmës

0

Kiara Tito, mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në Big Brother Fan’s Club ku ka zbuluar disa nga detajet e reja të dasmës.

Ajo ka treguar se ndihet shumë e emocionuar që së shpejti do të quhet Kiara Tito Ejlli. Ndërkohë, edhe pse e emocionuar nga ky event, moderatorja nuk ka dashur të japë shumë detaje, pasi do të zbulohen në vazhdim.

Kiara ka treguar gjithashtu se ka provuar shumë fustane nusërie dhe se tezja e saj do jetë dëshmitarja e dasmës. Sakaq, moderatorja ka treguar se ka takuar nënën e Luizit dhe ajo është grua mjaft fisnike dhe e mirë.

Mes emocioneve, Kiara ka treguar se e ëma e Luizit ishte e lumtur për ta, dhe madje e ka këshilluar për disa gjëra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu