1. Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment emocionues, duke zbuluar për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur. Ajo ka publikuar disa fotografi ku tregon shtatzëninë dhe ka ndarë detaje të tjera për foshnjën që po pret, duke treguar se do të jetë një djalë.
2. Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj. Në këtë intervistë me Ronaldo Sharkën, Ledjona ka folur më shumë për aksidentin që i ndodhi vetëm pak kohë më parë, partnerin e saj, por po ashtu ka dhënë disa komente edhe për banorët e këtij viti të BBV4… Nga ana senimentale si po shkon çdo gjë?
Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Jam e lumtur. Personi që më ka qëmdruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe ka qenë personi i zemrës. I jam mirënjohëse. Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë sot.
3. Zjarret që përfshinë Kaliforninë dhe dogjën mijëra shtëpi, përfshirë atë të Paris Hilton, e ndihmuan djalin e saj të vogël të vendoste herët për orientimin e tij profesional. Në një intervistë, 43-vjeçarja ka treguar se djali i saj 2-vjeçar dëshiron të bëhet zjarrfikës në të ardhmen. “Familjet, fëmijët, kafshët. Është thjesht zemërthyese të shohësh se çfarë ndodhi në Kaliforni”-tha Paris. Komentet e reja të Hilton vijnë pasi ylli zbuloi se çfarë ka mbetur nga shtëpia e saj në Malibu, e cila është shkatërruar plotësisht.
4. Kantautori legjendar Sting ka shtyrë dy koncerte dhe ka anuluar një paraqitje të ardhshme në një ceremoni çmimesh për shkak të problemeve shëndetësore. Këngëtari 73-vjeçar nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të revistës Bass ku do të merrte një çmim. Muzikanti britanik shtyu gjithashtu koncertet e tij në SHBA në Phoenix, Arizona dhe Wheatland, Kaliforni, të cilat ishin planifikuar për në fund të muajit.
5. Uma Thurman do të luajë në vazhdimin e serialit Paramount+ dhe Showtime’s Dexter të titulluar Resurrection. Aktorja fituese e çmimit Golden Globe dhe e nominuar për Oscar dhe Emmy për “Hysterical Blindness”, “Pulp Fiction” dhe “Smash” është një nga aktoret më të rëndësishme për të pasuruar universin “Dexter”. 54-vjeçarja do të luajë Charley, shefen e sigurisë së miliarderit misterioz Leon Prater. “Një ish-oficere e Forcave Speciale, Charley ka punuar në një sërë pozicionesh të nivelit të lartë në industrinë e sigurisë private përpara se të merrte rolin e saj si krahu i djathtë i Prater”-thuhet në përmbledhje./TAR