Çfarë ka ndodhur? “Lahet” me naftë aksi rrugor në Krastë

0

Një sipërfaqe rruge prej rreth 500 metra gjatësi, është ‘larë’ me naftë në aksin Krujë-Fush-Krujë në zonën e Krastës.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se nafta dyshohet të ketë rrjedhur nga serboratori i ndonjë automjeti i cili nuk është identifikuar ende nga policia.

Zjarrfikësja e Krujës po bën larjen e segmentit për të evituar aksidentet, ndërkohë policia po punon për të identifikuar mjetin që ka derdhur naftën në këtë aks.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu