Çfarë karakteristike e klasifikoi Princ William si mashkullin më seksi në botë

0

Mediat britanike kanë raportuar se një studim në të cilin thuhet se Princi William është njeriu tullac më seksi në botë.

“Princi William është përshkruar si një burrë seksi deri në 17.6 milion herë në bloge, raporte, artikuj dhe faqe të ndryshme në dispozicion në kërkimin e Google”, shkruan “Entertainment weekly”.

Në vendin e dytë në këtë kategori, renditet Mike Tyson,  i ndjekur nga Jason Statham, Pitbull, Michael Jordan, Floyd Mayweather, John Travolta, Bruce Willis, Dwayne Johnson dhe Vin Diesel.

Pas këtij studimi, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta  ku pjesa më e madhe nuk pajtohen me këto pretendime.

Kujtojmë se gjatë intervistës së bujshme për Oprah Winfrey, Princ Harry zbuloi se ai nuk komunikon fare me vëllain e tij, Princin William dhe as me të atin. Për këtë të fundit Harry u shpreh:

“Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prapë nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.”

Të njëjtën gjë theksoi edhe për vëllain e tij, se do e dojë gjithmonë pavarësisht gjithçkaje. Mirëpo intervista që tronditi themelet e Pallatit Mbretëror, është bërë shkak që Harry të fillojë të flasë edhe njëherë me vëllain dhe të atin.

Mikesha e Meghan Markle, Gayle King, ka zbuluar më herët se Harry ka folur me Willin dhe Princin Charles pas intervistës. King tha se ata kanë komunikuar gjatë fundjavës me njëri-tjetrin, por duket se bisedat nuk kanë qenë produktive, sepse Meghan dhe Harry vazhdojnë të kërkojnë që familja mbretërore të ndalojë publikimin e lajmeve të rreme për ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu