Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Livia Brunga, ka treguar për raportin e saj të veçantë me Rozana Radin, duke e cilësuar atë si një mbështetje të madhe pas daljes nga shtëpia e BBVA.
Në një deklaratë të sinqertë, Livia zbuloi gjestin e madh të Rozanës ndaj saj:
“Unë jetoj në Durrës, por Rozana më tha: ‘Jo, ti do vish në Tiranë’. Më premtoi që sapo të dilja, do të më jepte çelësat e shtëpisë. Dhe ashtu ndodhi. Sapo dola, motra e saj më dha çelësat. Kur vij në Tiranë, jam aty, te shtëpia e saj.”
Ky veprim tregon miqësinë dhe besimin e madh mes tyre, duke dëshmuar se lidhjet e krijuara në botën e spektaklit mund të shkojnë përtej ekranit dhe të kthehen në mbështetje reale në jetën e përditshme.
Livia ka ndarë edhe emocionet dhe përvojën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ajo është shprehur se ndonëse përjetoi momente të vështira, do ta ripërsëriste këtë eksperiencë.
Livia sqaroi se kishte marrë ftesën për të hyrë në shtëpi shumë më herët dhe se dëshironte të sqaronte disa keqkuptime. Megjithatë, ajo pranoi se gjatë qëndrimit të saj në BBVA, pati një përballje të fortë me opinionin publik dhe se emri i saj u përmend në mënyra që e bënë të ndihej keq.
“BBVA u përmendën gjëra nga jashtë, isha e përgatitur, por jo kaq shumë. Kjo pjesë më bëri të vuaj shumë. U përdor në formën e gabuar, në shtëpi u bastarduan (fjalët), u gjykova, nuk isha ajo Livia që u përshkrua,” – shtoi ajo, teksa fliste për historinë me Mevlanin.
Ajo theksoi se kishte hyrë në shtëpi me një deklaratë të madhe, por që u paragjykua për këtë. Megjithatë, me kalimin e kohës, beson se publiku pati mundësinë të njihte versionin e saj të vërtetë.