‘Çfarë na bëre?!’ Aleksia tregon reagimin e Niko Peleshit për lidhjen me Romeo Veshaj

0

Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia është aktive në rrjetet sociale dhe po shijon lidhjen e saj me Romeo Veshajn.

Ndonëse komentet janë tepër të rralla dhe heziton të flasë për jetën private në intervista televizive, ende ka shumë kuriozitet rreth romancës së tyre.

Sot Aleksia ishte e ftuar te “Rudina”, ku tema e ditës iu dedikua fëmijëve të personave publikë.

Aleksia ishte e ftuar për të folur se si ka ndikuar në jetën e saj fakti që babai i saj është politikan. Mes të tjerash, ajo është pyetur edhe për reagimin e Niko Peleshit për lidhjen e saj.

“Çfarë na bëre. Ngelën duke na thënë njerëzit “Të trashëgohet goca”!- kanë qenë fjalët e ministrit, të cilave Aleksia tha se i është përgjigjur me një falenderim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu