Në një vendim të paprecedentë, socialistët vendosën sot që të kthejnë pas votimin e marrë në Komisionin e Ligjeve, për të mbështetur kandidaturën e Simon Mirakës, në një mandat të dytë në Autoritetin për hetimin e dosjeve të komunizmit.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se vetë Mirakaj, duhet të kërkojë që Berisha të tërhiqet nga mbështetja për të, në mënyrë që të mos njollosë emrin e tij.
Balla u pyet nga gazetarët, se si do të veprojnë socialistët, në rast se Sali Berisha mbështet me votë propozimin e tyre për president, dhe në rast se do të zhbëhej votimi. Pyetje të cilës Balla iu shmang duke thënë se vota për presidentin është e fshehtë.
“Dua të sqaroj dhe po sqaroja se, sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, dhe në rastin në fjalë nuk ka më të rëndë, që një person që mandatohet të hetojë dosjet, të marrë firmën e një personi që.
I kërkoj publikisht zotit Mirakaj që të pastrojë listën. Në votimin për presidentin vota është e fshehtë, ne e kemi thënë qartë që po doli firma e katranit ne nuk e votojmë. Unë mendoj që është në nderin e zotit Mirakaj që të mos e bëjë pis emrin e vetë, duke pasur firmën e një personi që është njësoj si sigurimi i shtetit. Po e ndihmojmë zotin Mirakaj që të pastrojë emrin e tij”,- tha Balla.