Çfarë ndodhi? Arbana Osmani uron Vitin e Ri 2024 nga spitali

0

Një ndër personazhet mē të dashur të ekranit shqiptar Arbana Osmani ,ndryshe nga të gjithë që po postojnë foto e video në shtēpi me familjen e tyre duke festuar,ajo nëpërmjet  një postimi në Instagram ka lajmëruar se ndodhet në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor  të Diellit  djalit të saj.Arbana në postimin e saj uron të gjithë të kenë shëndet pasi ështē më i rëndësishëm .

Postimi I plotë:

Nata e ndërrimit te viteve si pasojë e një komplikacioni shëndetësor që pati Dielli im, na gjeti në Qendrën spitalore “Nënë Tereza”, aty ku bashkë me shumë vogëlushë të tjerë të guximshëm e prindër të frikësuar, po presim vitin e ri vetëm me një urim: të kemi shëndet.

Viti që lamë pas për mua ka qene nje vit intensiv në punë, në emocione, sipermarrje dhe marrdhënie. Ka qenë një vit me momente kur më dukej se po “thyhesha” e në fakt me kalimin e kohës kam kuptuar se po “ndërtohesha”.

Dita e fundit e 2023 e kaluar në repartin e reanimacionit më bëri të kuptoj edhe një herë se cfare vlen me të vertetë dhe sa të parëndësishme kanë qenë disa nga mërzitë e këtij viti.

Jane sidomos netë si këto kur krej ndryshe nga sondazhet e suksesit dhe garës se kush ka më shumë pushtet e ndjekes, kupton se jeta është në duart e heronjve të vërtetë të këtij vendi e puna e tyre nuk vlerësohet kurrë sa duhet.

Gëzuar për mjekët, infermieret dhe të gjithe ata qe janë në shërbim spitalor sonte e çdo natë tjetër, qoftë festë apo jo.

Gëzuar për prinderit, që në vend të gotave të verës, sonte kanë në duar duart e shpuara me vigonëtë vogelushëve të tyre apomë keq akoma; presin zgjuar plot ankth prapa dyerve të reanimacionit.

Gëzuar për jeten, që megjithë ngjyrat e saj është aq e cmuar, edhe kur e pret vitin e ri në një dhomë spitali.

Gëzuar për të gjithë ju, që në këto

365 ditë më keni ndjekur, shkruar e vlerësuar, ashtu siç me keni kritikuar dhe këshilluar, me keni falur gabimet dhe më keni dhënë besimin se do ju kem gjithmonë në krah në çdo projekt të ri:)

Ju dua ❤


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu