Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së? Gazment Bardhi përfundon në spital

0

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përfunduar pasditen e sotme në spital me lëndime në këmbë.

Lajmi u dha në studion e News24, ku ai ishte i ftuar mbrëmjen e sotme. Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela tha se Bardhi është lënduar gjatë protestës dhe tensioneve të sotme në Parlament.

“Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme.“, tha Lela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu