Një incident është regjistruar pasdites e së martës ku të përfshira kanë qenë një mjet lundrues i rojes bregdetare greke dhe 2 mjeteve të peshkimit turke.
Sipas informacioneve të disponueshme, anijet turke po peshkonin në ujërat territoriale greke, diçka që është e ndaluar.
Ekuipazhi i Rojes Bregdetare tentoi të largonte anijet turke të peshkimit nga zona bregdetare greke, por kanë reaguar peshkatarët turq.
Pas kësaj mediat bëjnë me dije se të shtëna me armë janë regjistruar në zonë, ku personat që ndodheshin në anijen e rojes bregdetare kanë qëlluar për të nxjerrë jashtë ujërave territoriale greke anijet e peshkimit turk.
Pala turke pretendon se nga të shtënat është plagosur një peshkatar turk. Ky informacion nuk është konfirmuar nga Ministria e Transportit Tregtar dhe Roja Bregdetare.





