Çfarë ndodhi? Roza hip sipër krevatit të Romeos dhe e godet me shqelma

0

Në orët e para të mëngjesit kur banorët ishin në dhomën e gjumit dhe po bëheshin gati për të fjetur, Roza shkon dhe ngjitet sipër shtratit të Romeos. Teksa Romeo mbulohet nën jorgan ajo e godet atë me këmbë. Pasi ajo largohet nga krevati i tij, Romeo thotë që ndjen shumë dhimbje shpine.

O sa më ka dhembur

https://www.instagram.com/reel/C31f5cvoXnY/?utm_source=ig_embed&ig_rid=eb9110e2-09ab-479e-a615-39b3d08c1c7f

Edhe pse shumica e banorëve në shtëpi e kanë marrë me të qeshura këtë situatë, mesa duket kjo gjë nuk është parë aspak në kontekstin e shakasë nga fansat.

Shumë nga komentuesit e kanë konsideruar si dhunë dhe kërkojnë zarf të zi nga produksioni për Rozën. Disa të tjerë thonë gjithashtu se po të kishte ndodhur e kundërta ‘do të bëhej nami’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu