Çfarë nuk u pa nga finalja e “Big Brother Vip?” Romeo rrethohet nga punonjësit e Sigurimit, krah tij vëllai i Bora Zemanit (VIDEO)

0

Ditën e djeshme ishte finalja e madhe e edicionit të parë të “Big Brother Vip” ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Ndërkohë Donald Veshaj doli i dyti, duke mos arritur që të fitojë çmimin e madh.

Në skenë për ta mbështetur ka qenë vëllai i tij, Romeo , i cili gjatë gjithë kohës ka qenë i rrethuar nga pjestarë të sigurimit të Top Channel.

Prive.al ka siguruar një video ku duket Romeo i tensionuar ndërsa krah tij me gjasë në përpjekje për ta çtensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.

Në video duket edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili shfaqet i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media.

Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu