– Pas Romelu Lukakut, Chelsea rikthehet sërish në Itali për të bërë goditjen e madhe. Presidenti i klubit anglez, Roman Abramovich është fiksuar me futbollistin e Juventusit, Federico Chiesan dhe oferta është serioze.
Blutë do të ofrojnë 100 milionë euro, një shifër që vërtetë mund të tundojë drejtuesit.Federico Chiesa ka qenë objektiv prej kohësh i klubit anglez, Tuchel do të ishte i lumtur ta kishte në dispozicion për rreshtimin e tij 4-2-3-1. Majtas apo djathtas, nuk ka rëndësi.
Federico Chiesa është një nga talentet e mëdha të Juventusit, i vështirë për t’u zëvendësuar. Por me Allegrin ende nuk ka shkëndija dhe harmonia tekniko-taktike me trajnerin nuk është aty ku duhet. Situatë që mund të çojë edhe në një vendim të bujshëm.