Gazetarja Lusi Përgjegji tha sot në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News se Kuvendi i nesërm nuk do të jetë ai i të papriturave pasi janë publikuar shumë nga detajet lidhur me atë që do të ndodhë.
Përgjegji theksoi se ndryshe nga Këshilli i kaluar, nesër do të votohen persona me peshë të madhe në këtë parti dhe kontribut disa vjeçar.
Ajo tha ndër të tjera se përçarja në forcën më të madhe opozitare në vend është ndjerë si në seli ashtu dhe në bazë pasi dhe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve ka pasur shumë kontestime.
“Nuk mund të themi Kongresi i të papriturave sepse tashmë deri diku janë bërë të ditura cfarë do të ndodhë. Nis në 10:00 Kongresi dhe pritet në orën 14:00 nis votimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Sot është publikuar një listë me 420 kandidatë, që janë përzgjedhur nga strukturat e PD por dhe nga komisioni i Rithemelimit dhe janë kompozuar këto emra.
Në raport me Këshillin e kaluar, që deri diku ishte i emëruar nga Basha këta janë persona me peshë në parti, dhe kanë kontribut disa vjeçar. Kemi një rikthim dhe të artistëve në PD, gjatë periudhës që në krye ishte Basha ata ishin larguar.
Do të numërohen votat nesër dhe do të dalin 150 anëtarë të zgjedhur të Këshillit, pastaj një pjesë janë direkt anëtarë në Këshill, persona që kanë mbajtur poste të rëndësishme në parti. Më pas zgjidhet Kryesia.
Kryesia do të emërojë dhe sekretarët, ndërsa për nënkryetarët të cilët përcaktohen sipas statutit të 11 dhjetorit, mbetet për tu parë nëse do të ndryshojë numri i tyre.
Paraprakisht na është thënë se PD do kthehet me dy nënkryetarë jo me 4 dhe në datën 21 maj do të caktohet dhe data për zgjedhjen e kryetarit të PD-së.
Do të mbetet për tu parë se kush do të garojë përballë zotit Berisha. Ka pasur vazhdimisht me shumë konsestime për zgjedhjen e kryetarit të degëve sepse duket se është përçarë dhe baza përveç selisë blu. Disa vijojnë takime me Bashën, një pjesë presin vendimin e Apelit e një pjesë janë marrë me procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës”-u shpreh Përgjegji.