Çfarë përmban programi qeverisës i PS-së, në 2030 pensioni minimal 200 euro, mesatari 400 euro

0

TIRANË- Programi qeverisës i Partisë Socialiste është bërë publik ditën e sotme. Programi i siguruar nga Dosja.al, do të diskutohet ditën e nesërme në Kuvend.

Mësohet se deri në fund të vitit 2029 është caktuar që pensioni minimal do të jetë 200 euro. Ndërkohë që pensioni mesatar në të njejtën periudhë pritet që të shkojë 400 euro.

Pjesë nga programi qeverisës:

Të garantojmë pensione dinjitoze dhe financiarisht të qëndrueshme, të përafruara me standardet e BE-së dhe ILO-s, përmes rritjes graduale të përfitimeve, rritjes së bazës kontribuuese, digjitalizimit të plotë të sigurimeve shoqërore dhe mekanizmave të rinj të investimit për skemën e pensioneve.

c) Punët Tona Përpara
Të garantohet deri në fund të vitit 2029 pension mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pension minimal 200 euro, si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale.
Digjitalizimi i plotë i sistemit të sigurimeve shoqërore (Regjistër elektronik, shërbime online end-to-end), për transparencë dhe gjurmueshmëri.
Ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale dhe këshillimit sistematik të punëdhënësve/punëmarrësve, për të rritur bazën e kontributeve.
Përdorim sistematik i bonuseve sipas zhvillimeve ekonomike.
Pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të fituara gjatë viteve të punës, deri në vitin 2030 në përputhje me standardet europiane/ILO.
Portabilitet ndërkufitar i përfitimeve: përfundimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë të pensioneve