Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Këto ditë për shkak të promos së spektaklit është thënë se këtë ‘Prime’ do të bëhen pjesë dy banorë të rinj e të gjithë kanë nisur aludimet se kush mund të jenë. Ama ditën e sotme Arbana e ka ripostuar promon dhe ka shkruar disa fjalë, ku na ka bërë akoma më shumë kuriozë dhe se mendohet të ketë më shumë se 2 hyrje të reja.
Sa hyrje thatë juve?
Ermiona është skualifikuar nga shtëpia e “BBV2” para pak ditësh, si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, një vendim ky nga Vëllai i Madh, i cili u komunikua me anë të një zarfi të zi. Ermiona do të jetë pjesë në ‘Prime-in’ e sotëm, por na ka zbuluar se nuk do të jetë vetëm. Vajza e saj Elisa ka udhëtuar nga Italia për në Shqipërisë për të qenë me të në spektaklin e sotëm. E kemi dëgjuar shpesh herë Ermionën të flasë për vajzës e saj e më në fund të gjithë mund ta njohin gjatë spektaklit të sotëm. Këtë na e ka treguar vetë Ermiona me anë të një postimi, ku gjithashtu është shprehur edhe për Luizin.