Çfarë po ndodh me liderin bjellorus? Lukashenko shtrohet me urgjencë në spital

0

Lideri autoritar i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shtruar në spitalin e Minskut.

Sipas raporteve, ai mbërriti në spital rreth orës 19:00 ndërsa të gjitha rrugët përreth ruheshin nga roje të armatosura.

Lukashenko bëri paraqitjen e tij të fundit publike më 9 maj në një paradë ushtarake në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, dhe shëndeti i tij ishte në qendër të shumë komentuesve.

Ndryshe nga liderët e tjerë që morën pjesë në festë, Lukashenko nuk mori pjesë as në drekën zyrtare me Vladimir Putin.

Sipas pamjeve të publikuara, ai kishte të fashuar dorën e djathtë, duke ngritur spekulimet rreth shëndetit të tij.