Çfarë po ndodh në Fier/ Hetuesit e BKH dhe Operacionalja përplasen me njerëzit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj

0

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionalja janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Sipas gazetares Klodjana Lala nuk dihet akoma pse ndodhen në Fier hetuesit e BKH-së.

Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.