Çfarë po ndodh në SHBA? Një person sulmon për vdekje 3 persona, plagosen 11 të tjerë

0

Tre persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr të shtunën vonë në Filadelfia të Pensilvanisë, tha policia të dielën.

Ishte rasti i fundit i dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra vetëve.

Personi i armatosur hapi zjarr rreth mesnatës në një zonë të qytetit që ka shumë bare dhe restorante. Zyrtarët thane se dy burra dhe një grua u vranë.

Incidenti pasoi të shtënat e fundit në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas dhe një godinë mjekësore në Tulsa të Oklahomas.

Avokatët për kontrollin e armëve po e nxisin qeverinë amerikane të marrë masa më të forta për të frenuar dhunën me armë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu