Çfarë po ndodh në Vlorë?FNSH zbarkon në qytetin jugor dhe …

0

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Drejtoria e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka realizuar një operacion për forcimin e rendit dhe sigurisë në qytet.

Pikat e kontrollit janë ngritur kryesisht në zonën e Skelës, ku janë ndaluar automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj. Efektivët kryejnë verifikimin e personave dhe automjeteve

Mësohet se qëllimi i operacionit është identifikimi dhe ndalimi i personave të shpallur në kërkim, si dhe atyre që mund të posedojnë armë të jashtëligjshme.

Policia ka ushtruar kontrolle të rrepta në çdo automjet.