Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”.
Rama ka folur për një sërë çështjesh, teksa u ndal edhe tek Kosova, ku ditën e nesërme pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
I pyetur se çfarë rezultatesh pret nga këto zgjedhje, Rama thotë se nuk ka asnjë preferencë me fituesin, pasi me të gjithë kandidatët ka një marrëdhënie të mirë.
“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”- tha Rama.